Home Lajme nga Bota Patriarku Kirill rrëshqet gjatë meshës

Patriarku Kirill rrëshqet gjatë meshës

22

20:01 26/06/2022

Pa lëndime. “Uji i shenjtë nuk përjashtohet nga ligjet e fizikës”

Një incident i ndodhi kreut të Kishës Ortodokse ruse Kirill gjatë një meshe në Novorasijsk, një qytet në brigjet e Detit të Zi. Teksa spërkaste me ujin e shenjtë besimtarët, ai rrëshqiti në dyshemenë e lagur.

Momenti u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni publik rus, që i ndërroi pamjet menjëherë pas incidentit. Pak më vonë pasi u rikthye në meshë, Kirill tha se nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

Sipas tij, dyshemeja e kishës është shumë e lëmuar dhe kur bie ujë mbi të, pavarësisht se është i shenjtë, nuk bën dallim në ligjet e fizikës.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleZaev pret hapjen e pikës kufitare në Markova Noga, obligim i Marrëveshjes së Prespës
Next articleNesër do t’i shpallin tarifat e energjisë elektrike në Maqedoni