Home Lajme nga Shqiperia Alpinistët e bllokuar në Valbonë e vakuuohen me helikopter, njëri dërgohet në...

Alpinistët e bllokuar në Valbonë e vakuuohen me helikopter, njëri dërgohet në spital pasi ka fraktura

17

Dy alpinistë u bllokuan këtë të diel në një zonë të thellë të Valbonës.

Çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke eksploruar zonën por terreni i thepisur ka prishur aventurën e tyre, teksa njëri për momentin nuk është në gjendje të lëvizë.

Drejt zonës u nisën policët dhe ekipi mjekësor, po për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, u kërkua ndërhyrja e helikopterit.

Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

Dy të dëmtuarit u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./tch




Huazuar nga

Previous articleNënat lehona telashe me ministrinë e financave
Next articleProtesta në Madrid para samitit të NATO-s