Home Shendeti U pendua se u bë grua, i riu padit Shërbimin Shëndetësor britanik...

U pendua se u bë grua, i riu padit Shërbimin Shëndetësor britanik për kastrim

7
0

12:56 24/06/2022

Një i ri britanik që hoqi organet e tij  mashkullore po padit Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (NHS) për ndërhyrjen e kryer. Ai thotë se doktorët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të ndërhyrjes që ndryshon një pjesë të trupit, e cila e ka lënë steril, me urinim të papërmbajtur dhe ndjesinë e një “eunuku seksual”.

Nga çasti që u zgjova pas operacionit, e dija që kisha bërë gabimin më të madh të jetës time”, shkroi ai në Twitter. Aktivistët thonë se është rasti i parë i neglizhencës mjekësore i NHS ndaj transgjinorëve në Britani.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të turpit që ndjen, është në të 30-at ka bërë regres në transformimin e tij për t’u kthyer nga grua në burrë sërish. Ai thotë se është homoseksual dhe se seksualiteti i tij duhej diskutuar përpara se të kryente ndërhyrjen e pakthyeshme dhe radikale.

Unë jam kastruar. Ky është termi i duhur”, shkruhet në Twitter-in e tij me 19.000 ndjekës. “Nuk arrij ta besoj që NHS-së iu lejua të ma bënte këtë. As nuku pyeta nëse doja të ngrija spermën apo të kisha fëmijë në të ardhmen”.

Ditën e djeshme, TullipR (pseudonimi që përdor i riu), postoi një grumbull letrash mjekësore që do të përdoren nga avokatët e tij në çështjen ndaj NHS-së.

Trangjinori thotë se u transformua në moshën 25-vjeçare, më shumë se një dekadë më parë dhe nisi të merrte hormone femërore për të formësuar trupin e tij. Më pas, kreu ndërhyrjen që heq organin gjenital mashkullor dhe përdor indet për të ndërtuar një vaginë false.

TullipR thotë se në familje nuk e kanë përkrahur kurrë seksualitetin e tij, në moshën 23-vjeçare ndiente se nuk ishte në trupin e duhur dhe në momentin që gjeti një forum online për meshkujt që dëshironin të ishin femra, pranoi sugjerimin e tyre për të kryer operacionin “para se të ishte shumë vonë”.

Nuk ndiej asgjë në pjesën e poshtme. Mund të më godasësh me thikë dhe s’do ta ndieja. E gjitha është e mpirë. Askush nuk më tha se mbetet vetëm baza e penisit tënd pasi nuk mund të hiqet. Do të thotë që ke një cung brenda që dridhet”.

Ai thotë gjithashtu se dëshira seksuale u shua kur nisi të merrte hormonet femërore. “Isha i lumtur që po e hiqja qafe, por tani…e kuptoj çfarë po humbas dhe s’do e kem më”. Në postime, ai përshkruan gjithashtu se ka shumë vështirësi me urinimin, i cili i merr të paktën 10 minuta, ndërsa shpesh e gjen veten të lagur pa vetëdije.

Nga statistikat e NHS, 13.500 njerëz ishin në lsitën e pritjes vitin e shkuar një takim për trajtimin e identitetit gjinor, i cili më pas mund të rezultojë në operacionin final./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleKyçyk: Bullgaria po bëhet shtet problematik, po pengon proceset zhvillimore të BE-së
Next articleOsmani takoi kryeministrin e Tajlandës, kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare