Home Lajme nga Bota Senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve

Senati amerikan miraton projektligjin për kontrollin e armëve

7
0

09:02 24/06/2022

Senati amerikan ka miratuar një projektligj për kontrollin e armëve, legjislacion ky më i rëndësishmi për armët e zjarrit në 30 vitet e fundit. Kjo ka ardhur pasi të shtënat masive muajin e kaluar në një supermarket në Buffalo, Nju Jork dhe një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, lanë të vdekur 31 persona.

Tani projektligji do të duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve para se Presidenti amerikan Biden ta miratojë atë. Kjo mund të ndodhë brenda ditëve.

Reformat përfshijnë kontrolle më të ashpra për blerësit e armëve më të rinj se 21 vjeç dhe 15 miliardë në financimin për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.

Projektligji është gjithashtu i rëndësishëm sepse është hera e parë në dekada që reformat e propozuara kanë marrë këtë nivel mbështetjeje nga demokratët dhe republikanët. Historikisht, përpjekjet për të forcuar ligjet e armëve në SHBA janë bllokuar nga Partia Republikane.

Senatori republikan John Cornyn i Teksasit, i cili bashkëdrejtoi negociatat me senatorin demokrat Chris Murphy nga Connecticut, u shpreh se projektligji do t’i bënte amerikanët më të sigurt./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleBoçvarski: Ulja e çmimeve në pikëpagesat rrugore mbetet temë e hapur
Next articleVetoja, Parlamenti bullgar pro planit të Macron