Home Lajme nga Shqiperia Reagon Bullgaria: Kemi mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërisë në BE, Rama të...

Reagon Bullgaria: Kemi mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërisë në BE, Rama të moderojë gjuhën

8
0

Ka ardhur sot reagimi zyrtarë i Bullgarisë pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama që kritikojnë ashpër veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pengoi nisjen e negociatave për anëtarësim edhe të Shqipërisë.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme Bullgare është shrehur se “Bullgaria gjithmonë ka qenë mes shteteve anëtare të BE-së që ka mbështetur integrimin e popullit shqiptar”.

“Kemi mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe nisjen e bisedimeve, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sa sot. Përgjatë viteve nuk ka pasur shumë zëra të tjerë krah nesh. Edhe sot, pavarësisht gjithçkaje, i qëndrojmë kësaj ideje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, thuhet në një reagim zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.

“Nuk është hera e parë që kemi dëgjuar ofendime të pamerituara nga kreu i një qeverie. Një gjuhë e tillë nuk mund të justifikohet. Presim që Kryeministri i Shqipërisë të moderojë gjuhën, duke e bërë të përshtatshme për politikanin e një vendi kandidat për në BE.

“Në këtë pikë, këmbëngulim që të ruajmë një ton të mirë komunikimi. Ne kemi të ardhme të përbashkët me Shqipërinë. Politikanët shkojnë e vijnë, kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, që nuk duhet të minohet nga gjykimet e gabuara. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes dy shteteve të mbeten peng e sjelljes së Kryeministrit të Shqipërisë”, thuhet në fund të ragimit. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleMarrëveshja për energjinë, zëvendëskryeministri tha se kanë ndryshuar faktet, Çitaku i përgjigjet: Janë të njëjta, por tash jeni në qeveri e atëherë në opozitë
Next articleVangelov: Me veprimet e përsëritura, BE po zhgënjen publikun