Home Lajme nga Shqiperia Provimi i fundit i maturantëve, zhvillojnë sot testin e Lëndëve me Zgjedhje

Provimi i fundit i maturantëve, zhvillojnë sot testin e Lëndëve me Zgjedhje

9
0

09:47 24/06/2022

Zhvillohet sot në orën 10:00 provimi i Lëndëve me Zgjedhje për 30 mijë e 318 maturantët e të gjitha shkollave të vendit. Ky shënon dhe provimin e fundit për Maturën.

Në total, provimi ka 60 pikë. Risia e Maturës Shtetërore të këtij viti është se maturantët duhet të marrin 25 për qind të testit për të qenë kalues.

Në çdo sallë ku zhvillohet provimi, do të qëndrojë një mësues mbikëqyrës, i cili nuk është i profilit të lëndëve përkatëse. Kjo bëhet me qëllim që ata të mos munden t’i ndihmojnë maturantët që zhvillojnë provimin.

Kujtojmë se maturantët kanë dhënë deri më tani provimin e Gjuhës së Huaj, Letërisë dhe Matematikës. Provimet e Maturës Shtetërore kanë një rëndësi të madhe për garën në universitet./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleMacron: Ende ka shpresa për një marrëveshje finale ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë
Next articleOsmani: Miratimi i rezolutës në Parlamentin bullgar do ta bllokojë procesin evropian në periudhë afatgjate