Home Lajme nga Bota Prindërit e lanë në makinë, 4-vjeçarja vdes nga i nxehti

Prindërit e lanë në makinë, 4-vjeçarja vdes nga i nxehti

5
0

12:07 24/06/2022

Një vajzë e vogël u dogj për së gjalli brenda makinës së prindërve, të cilët e lanë brenda saj për të marrë pjesë në një funeral.

4-vjeçarja nga Irani qëndroi në mjetin familjar ndërsa temperaturat jashtë ishin 49 gradë Celsius. Sadia-n e kishte zënë gjumi kur i nxehti përvëlues brenda makinës shkoi në 79 gradë, mjaftueshëm për të përcëlluar një pulë.

Në momentin që prindërit u kthyen, e gjetën 4-vjeçaren të pajetë. Media konfirmoi se ajo vdiq për shkak të goditjes nga i nxehti dhe asfiksimi.

“Prindërit vendosën mos ta zgjonin vajzën për shkak të trishtimit të tyre gjatë funeralit. Fëmija u la në makinë për disa orë në një mot të nxehtë e me diell dhe me dyer të kyçura”.

Mjeku shtoi se Sadia vdiq për shkak të stresit, intensitetit të të nxehtit dhe mungesës së oksigjenit./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleBerisha flet për përplasjen me Bullgarinë: Rama si ordiner i tregon turpin një vendi mik
Next articleFauna e egër e Parkut Kombëtar “Sharri”, e regjistruar përmes kamerave kurth