Home Lajme nga Kosova Mos liberalizimi i vizave, “Marakli t’biciklave” protestuan para qeverisë

Mos liberalizimi i vizave, “Marakli t’biciklave” protestuan para qeverisë

5
0

Disa qytetarë dolën sot për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti” e të cilët marshuan deri te sheshi “Skenderbeu”, për të kërkuar liberalizimin e vizave me moton “Free Visa for Kosovo”, drejtuar Bashkimit Evropian (BE). 

Ata dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në duar flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, për të treguar “Kosovën e izoluar”.

Anëtari i grupi “Marakli T’biciklave”, Gazmir Raci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka publikuar disa nga fotografitë e protestës.

Ndryshe, të enjten qytetarët e Kosovës shpresuan se në Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor do të futej në diskutim edhe tema për liberalizim vizash për Kosovën, e cila nuk ndodhi. /Telegrafi/ 




Huazuar nga

Previous articleRama nxjerr fjalimin e plotë që mbajti në Bruksel: BE në krizë të thellë identiteti
Next articleVeliaj takim me drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë