Home Lajme nga Kosova Ministri Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Ministri Sveçla akuzon strukturat paralele serbe në veri për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

5
0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se objekti i kompanisë “Elektrokosmet” është sulmuar me mjet shpërthyes në veri të Mitrovicës.

Ai ka akuzuar strukturat paralele serbe për këtë veprim, siç ka thënë bërë presion ndaj kompanisë.

Siç njofton EO, Sveçla tha se nga sulmi nuk ka ndonjë person të lënduar, pos dëmeve materiale.“Rasti po hetohet nga organet e rendit”, u shpreh Sveçla.

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:30 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, konfirmuan për Telegrafin nga Policia e Kosovës.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun ka njoftuar për Telegrafin se fillimisht është menduar për zjarrvënie, por më vonë është konfirmuar se ishte shpërthim.

Ai tha se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Si pasojë e këtij shpërthimi një trafo është dëmtuar krejtësisht dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti, ndërkaq rasti po hetohet.

Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar Marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të 2015-së.

Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada.

Me nënshkrimin e Udhërrëfyesit pritet që të nisë edhe faturimi dhe inkasimi për energjinë e shpenzuar edhe në veri. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleBritania ekstradon 23 shqiptarë të përshirë në trafik drogë, rrëmbime dhe pedofili
Next articleKyçyk: Bullgaria po bëhet shtet problematik, po pengon proceset zhvillimore të BE-së