Home Lajme nga Maqedonia LSM sot proteston përpara objektit të Ministrisë së Financave

LSM sot proteston përpara objektit të Ministrisë së Financave

7
0

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut edhe sot vazhdon me grevën e paralajmëruar në sektorin publik përmes së cilës kërkohet rritje lineare e pagave për 2.806 denarë.

Sot, siç kanë njoftuar nga LSM, në kuadër të grevës do të organizojnë protestë para Ministrisë së Financave.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë para Ministrisë së Financave ka vendosur një karrige.

Greva në sektorin publik erdhi pasojë e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit, veprim i cili siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë.

Kujtojmë se dje me vendosjen e 21 karrigeve bosh para objektit të Qeverisë, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë.

Sipas Kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive.

Si formë revolte për të shprehur pakënaqësitë e tyre, sektori publik punon me vetëm 10 pëqind të kapacitetit i cili ofron shërbime.




Huazuar nga

Previous articlePolicia e Kosovës në tri raste të ndryshme parandalon kontrabandim të mallrave
Next articleBerisha flet për përplasjen me Bullgarinë: Rama si ordiner i tregon turpin një vendi mik