Home Lajme nga Maqedonia Fuere: Varhelyi të jap dorëheqje, propozimi francez është përpiluar pa logjikë

Fuere: Varhelyi të jap dorëheqje, propozimi francez është përpiluar pa logjikë

4
0

Ish-deputeti Ervan Fuere ka kritikuar përpilimin e propozimit francez dhe e ka quajtur atë si dokument të palogjikshëm.

Fuere shton se disa kërkesa bullgare ndaj Maqedonisë, bien ndesh edhe me vlerat evropiane.

“Si mund të mbështesni “të gjitha shqetësimet bullgare” dhe t’i bëni ato pjesë të procesit të negociatave?, kur disa nga ato shqetësime janë kundër gjithçkaje që përfaqëson BE-ja”, tha ish-deputeti Ervan Fuere në një koment mbi postimin në Twitter të Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, pasi ky i fundit tha se “shqetësimet bullgare” do të jenë pjesë e procesit të negociatave të Maqedonisë me BE-në.

“Komisioneri duhet të ketë turp për veten e tij”, tha Fuere.

Sipas tij, për shkak të këtij njoftimi, Varhelyi duhet të japë dorëheqje.

Varhelyi tha dje se “Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së dhe se së bashku do të jemi më të fortë”, por gjërat nuk shkuan në favorin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.




Huazuar nga

Previous article50 zyrtarët e rinj korrektues nga e hëna nisin trajnimin shtatë mujor
Next articleDiplomohen 51 studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike