Home Lajme nga Maqedonia Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria largon veton ndaj Maqedonisë së Veriut

3
0

Me 170 vota për, 37 kundër dhe 21 abstenime, kuvendi bullgar sot ka larguar veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kështu Kuvendi i Bullgarisë ka miratuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, me disa propozim-ndryshime të caktuara të propozim teksteve të procesit negociues.

Kuvendi e autorizoi kryeministrin e shtetit Kiril Petkov që ta largoj veton për kornizën negociuese për Maqedoninë.

Me këtë vendim edhe ministrja për Punë të Jashtme në largim Teodora Gençovska ka marrë dritë jeshile që në emër të MPJ-së ta nënshkruaj Protokollin bilateral, të cilin së shpejti të dyja vendet duhet ta nënshkruajnë.




Huazuar nga

Previous articleLëshohet prapë urdhër arrest për Dardan Molliqajn, dështon sërish gjykimi për përleshjen e tij me Haki Abazin
Next articleRama nxjerr fjalimin e plotë që mbajti në Bruksel: BE në krizë të thellë identiteti