Home Teknologji Twitter teston postimet me 2500 karaktere

Twitter teston postimet me 2500 karaktere

11
0

12:26 23/06/2022

Twitter po provon një opsion të ri që i lejon përdoruesit të shpërndajnë “shënime” që përmbajnë deri në 2500 karaktere. Postimet e zakonshme të platformës janë deri në 280.

Ky ndryshim është kryer pasi përdoruesit përdorin fotografitë për të postuar njoftime të gjata dhe i drejtojnë ndjekësit në burime të jashtme. Testimi do të vijojë për dy muaj për një grup të vogël shkrimtarësh  në Kanada, Ghana, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Synimi është që audienca të qëndrojë në ekosistemin e Twitter dhe lexuesit të shohin një titull e më pas mund të lexojnë postimin e plotë duke klikuar në një link. “Ideja e Note është të mbushë vendin bosh të të shkruarit të vërtetë”, shprehet kompania.

Përdoruesit do të kenë mundësi t’i redaktojnë shënimet e tyre edhe pas publikimit./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleKurti: E ritheksoj se Qeveria e Kosovës nuk e mbështetë Projektligjin për Trustin
Next article​Krasniqi, Kurtit: Kurrgjë nuk the, mos ua baj dertin qytetarëve kur dalin në pension, brengosu për problemet që i kanë tani