Home Lajme nga Kosova Tahiri i reagon Kurtit: Jeni mjeshtër i manipulimit të opinionit publik me...

Tahiri i reagon Kurtit: Jeni mjeshtër i manipulimit të opinionit publik me inteligjencën tuaj

12
0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në seancën e sotme të Kuvendit ritheksoi qëndrimin e Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Në replikën e tij, Tahiri e quajti Kurtin mjeshtër të manipulimit të opinionit publik.

Shefi i deputetëve të AAK-së po ashtu i kërkoi kreut të ekzekutivit që të qetësohet, pasi siç tha, po sjell tension dhe nervozizëm në Kuvend për shkak të problemeve që i ka në qeverisjen e vendit.

“Kryeministër, fillimisht qetësohu. Sepse po na e sjell tensionin dhe nervozizmin në Kuvend për shkak të problemeve që i ke në qeverisje. Dhe, e kem që ju jeni mjeshtër i manipulimit të opinionit publik me inteligjencën tuaj”, deklaroi Tahiri para deputetëve.

Ai po ashtu e kritikoi Kurtin për gjuhën e përdorur ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiut, duke thënë se “deputeti është i zgjedhuri i popullit dhe ju si i zgjedhur i popullit duhet të keni respekt për të”. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleSpektakël i delfinëve në Vlorë
Next articleReagon Komisioni i Historianëve të Maqedonisë: Partitë politike mos ta manipulojnë publikun me informacione historike të paverifikuara