Home Sport PSG i ofron Barçës Neymar

PSG i ofron Barçës Neymar

25
0

22:40 23/06/2022

Klubi parisien është gati ta shesë ikonën braziliane te katalanasit për shumën e 50 milionë Eurove

Paris Saint-Germain ka vendosur që t’i japë një shans Barcelonës për të rikthyer në “Camp Nou” Neymar. Blaugranat mund të marrin brazilianin për shumën e 50 milionë Eurove.

Pesë vite më parë, ikona braziliane e futbollit u ble nga klubi parisien për shumën e 222 milionë eurove.

Në 144 takime, ai ka realizuar 100 gola për PSG-në.

Por Neymar ende nuk e ka fituar Ligën e Kampioneve dhe nuk shikohet më si ikona e klubit parisien. Zemrat e tifozëve i ka rrëmbyer Kylian Mbappe, e gjithashtu edhe ardhja e Lionel Messi në 2021.

Kontrata e brazilianit përfundon pas tri vitesh, por klubi francez dëshiron që të përfitojë nga shitja e tij në merkaton e kësaj vere raporton gazeta spanjolle “Sport”. Edhe vetë 30-vjeçari është gati që të largohet nga Parisi në verën e ardhshme, por vetëm nëse i lejohet që të rikthehet tek ish-klubi i tij.

Barça vazhdon të vuajë për shkak të problemeve financiare, ndërsa po përpiqet që të sjellë në “Camp Nou” sulmuesin Robert Lewandowski.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleJavën tjetër Qeveria del me plan për targat, Bislimi thotë se do të trajtohet edhe çështja e targave KM
Next articleKonkluzionet e samitit BE-Ballkani Perëndimor: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut