Home Lajme nga Kosova Projektligji për Trust e Projektligji për Fizioterapi – përplasje mes Kurtit e...

Projektligji për Trust e Projektligji për Fizioterapi – përplasje mes Kurtit e deputetit Haxhiu

15
0

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Trustin ka shkaktuar përplasje mes pozitës dhe opozitës.

Përplasje ka pasur edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe iniciuesit të Projektligjit, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Haxhiu tha se ka shpresuar për një qasje më pragmatike të pozitës në Kuvend lidhur me këtë çështje, ndërsa theksoi se të drejtën për nisma ligjore u garantohet me ligj.

“Mos ju bë presion deputetëve tu, le të votojnë të lirë me bindjen e tyre”, tha ai.

Madje, Haxhiu ironizoi duke thënë se nëse Kurti vazhdon të qëndrojë në zyrë, atëherë do të ketë nevojë për fizioterapi për të cilën tha se do të jetë i gatshëm ta trajtojë.

“Nëse vazhdon me qëndru në zyre ke me pas nevojë  për fizioterapi… Jam i gatshëm pa pare me të trajtua sa herë ke nevojë…”, tha më tej Kurti.

E pas këtyre deklaratave, replikoi kryeministri Albin Kurti. Ai tha se çështja e financave shtetërore, e të ardhmes në ekonomi ka dimension të fuqishëm profesionale dhe duhet të konsultohen paraprakisht profesionistët e ekonomisë.

“Jam shumë i interesuar ta di kë ke konsultuar se nuk je i fushës. Unë do të vijë në seancë edhe me respektin më të madh do t’ju dëgjoj kur e merrni nismën e Projektligjit për masazh…. Ama për Projektligjin për trust nuk ka kurrfarë kuptimi kjo punë…”, tha ai. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articlePE miraton raportin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat
Next articleSa vjeç mendon celulari yt se je? Instagrami vendos skanimin e fytyrës për të gjetur moshën