Home Lajme nga Kosova Prezantohet plani për Spitalin e Prishtinës

Prezantohet plani për Spitalin e Prishtinës

10
0

Komuna e Prishtinës sot ka prezantuar planin e fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se bashkërisht me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë filluar tashmë të diskutojnë për këtë projekt.

Ai derisa shpalosi disa nga prioritet e tij theksoi se shëndetësia kosovare ka nevojë për investime në infrastrukturë.

Latifi tha se modernizimi i SHSKUK-së, është tejet i nevojshëm për të ofruar kushte më të mira për trajtim të pacientëve, por edhe për stafin shëndetësor.

“Kujdesi në spitalin tonë është i mrekullueshëm, por infrastruktura në spitalet tona ku shërohen pacientët, ku punojnë ditë e natë punëtorë shëndetësor ka vend për rindërtim, për tu krijuar në fillim pacientëve por edhe personelit hapësirë dinjitoze ku bëhet puna e mrekullueshme e mjekëve dhe infermierëve tanë”, u shpreh Latifi.

Kurse, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se për qytetarët mungesa e një spitali të përgjithshëm ka qenë disfavor.

Ai tha se ky spital është i nevojshëm për qytetarët e Prishtinës.

“Spitali Qendror i kryeqytetit të Prishtinës, siç e dini, çdo qytet tjetër i madh i Kosovës kanë spitalet e veta, kryeqytetit ende i mungon spitali i saj. E kemi QKUK-në që ofron shërbime edhe sekondare dhe terciare, pra qytetarët e kryeqytetit janë në disfavor me të tjerët për shkak të mungesës të një spitali, për këtë arsye këtu jemi bërë bashkë dhe kemi pas edhe biseda të shumta dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirëfilltë me MSH-në dhe ministrin, Latifi rreth nevojës së një spitali për kryeqytetin…”, theksoi ai. /Kp/Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleVeliaj pret legjendat e basketbollit spanjoll: Shtojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve
Next articleSela: ASH është e gatshme për zgjedhje të parakohshme