Home Lajme nga Kosova Pas mosvotimit të Trustit, mallkon Pali: Qeveri, Zoti ju vraftë!

Pas mosvotimit të Trustit, mallkon Pali: Qeveri, Zoti ju vraftë!

4
0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas mosvotimit të Projektligjit që do t’i mundësonte qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Lekaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “Qeveri, Zoti ju vraftë”, transmeton Telegrafi.

Pas mosvotimit të Projektligjit për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti  i kursimeve pensionale ka reaguar edhe Grupi Parlamentar i AAK-së.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetët e AAK-së thonë se janë zhgënjyer, duke pasë parasysh gjendjen që po përballen qytetarët.

“Varfërimi dhe goditja e vazhdueshme ndaj shtresës së mesme të shoqërisë, dhe atyre në varfëri të skajshme po vazhdon edhe me këtë vendim nga ana e shumicës parlamentare”, thuhet në reagim.

Nga 102 deputetë në sallë, për miratimin e Projektligjit që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti, votuan 44 deputetë, 57 ishin kundër dhe 1 abstenim.

Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e ka mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 përqind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti Bekim Haxhiu. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleJanë shqyrtuar 40 amendamente për rishikimin e buxhetit në RMV, asnjëri prej tyre nuk është pranuar
Next article​Kuvendi zgjodhi Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit