Home Lajme nga Kosova Osmani pas Samitit: Kërkohen hapa konkretë për Liberalizimin e Vizave

Osmani pas Samitit: Kërkohen hapa konkretë për Liberalizimin e Vizave

8
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të takimit të sotëm të liderëve të Samitit të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor ka thënë se kanë pasur mbështetje nga shtetet për liberalizimin e vizave.

Osmani para mediave u shpreh se tash kërkohen hapa konkretë për këtë çështje.

Ajo tutje shtoi se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, e para për perspektivën evropiane të saj, e dyta për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkret. Na duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Mendoj se deklaratat duhet të kthehen në veprime konkrete e të votohet në nivel të Këshillit të Ministrave për liberalizim”, tha ajo.

Tutje shtoi se këto kanë qenë deklaratat më pozitive që ka dëgjuar deri më tash për Liberalizim të Vizave për Kosovën, edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articlePërfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, u diskutua për liberalizimin e vizave por nuk ka asgjë konkrete
Next articleMaqedoni: 93 raste të reja me Covid-19