Home Lajme nga Maqedonia Janë shqyrtuar 40 amendamente për rishikimin e buxhetit në RMV, asnjëri prej...

Janë shqyrtuar 40 amendamente për rishikimin e buxhetit në RMV, asnjëri prej tyre nuk është pranuar

6
0

Edhe tri ditë deputetët në Komisionin për Financa dhe Buxhet, do të diskutojnë për amendamentet e dorëzuara. Deri më tani janë shqyrtuar afro 40 amendamente të paraqitura, nga opozita dhe të gjitha janë hedhur poshtë. Infrastruktura dhe ndërtimi i rrugëve lokale dhe rajonale ishin në fokus të debatit të sotëm të komisionit.

Rishikimi pritet të miratohet deri në fund të këtij muaji, pas së cilës janë paralajmëruar masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë.

“Ne kishim një nobelist që erdhi në Maqedoni për të na thënë se sa të këqija janë rrugët tona, nuk e di si nuk e kuptoni se është koha e fundit, është alarmante ti kuptojmë kompetencat, dhe të kuptojmë se vërtet kemi nevojë urgjente të përmirësimit të infrastrukturës”, tha Marija Petrushevska-deputete e OBRM-PDUKM-së.

“Dikush mund të bëjë projekte me vite, dhe të aplikojë në një nga institucionet, ndërsa dikush do rrijë, e të mos bëjë asgjë në komunë dhe të presë me rishikimin e buxhetit të marrë projekt përmes amendamenteve që ta përfundojë punën”, deklaroi Bajram Kadrija – deputet i BDI-së./Alsat/




Huazuar nga

Previous articleMiqësoret e radhës për Tiranën dhe Partizanin
Next articlePas mosvotimit të Trustit, mallkon Pali: Qeveri, Zoti ju vraftë!