Home Lajme nga Kosova Gërvalla shtron mëngjes për ambasadorët e KiE, flasin për anëtarësimin e Kosovës...

Gërvalla shtron mëngjes për ambasadorët e KiE, flasin për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm

8
0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, i ka mirëpritur për mëngjes ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE), këtë të enjte.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë takim ka pasur shkëmbime të dobishme.

Tutje, thuhet se si një vend demokratik, Kosova e meriton të jetë shteti anëtar i radhës i Këshillit të Evropës.

“Një mëngjes shumë produktiv. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla shtroi një mëngjes për ambasadorët e shteteve anëtare të KiE. Pati shkëmbime të dobishme”.

“Të qenit i hapur dhe i guximshëm është e para. Si një vend i vërtetë evropian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleAAK vendos pankarta në Kuvend, “Evropë ku janë vizat”
Next articleLidhja e Sindikatave të Maqedonisë e vazhdoi grevën para Qeverisë, 21 karrige për 21 ministra