Home Lajme nga Kosova Duda Balje e mbajti fjalën, votoi pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti

Duda Balje e mbajti fjalën, votoi pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti

7
0

Deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje, deklaroi sot se do të votojë pro Projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, shkroi ajo në Facebook.

Balje e mbajti fjalën, pasi kur Projektligji u hodh në votim ajo votoi pro, bashkë me dy deputetë tjerë nga radhët e komuniteteve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan në parim Projektligjin për Trustin.

Kundër votuan deputetët Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga 102 deputetë në sallë, 44 votuan për, 57 kundër dhe 1 abstenim.

Seanca ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por ishte ndërprerë për shkak të protestës së veteranëve të luftës dhe mungesës së kuorumit.

Ky Projektligj do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Kjo nismë është iniciuar nga opozita, por që po kundërshtohet nga partia në pushtet. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleLidhja e Sindikatave të Maqedonisë e vazhdoi grevën para Qeverisë, 21 karrige për 21 ministra
Next article“Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë!”, Veliaj reagon për Vjosa Berishën