Home Lajme nga Kosova Bislimi thotë se marrëveshja për energjinë është e dëmshme: Rinegocimi i konvenonte...

Bislimi thotë se marrëveshja për energjinë është e dëmshme: Rinegocimi i konvenonte palës serbe

5
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energjinë, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në rinegocim, që do të zgjaste me vite.

Rinegocimi  i marrëveshjes, sipas Bislimit, do t’i konvenonte palës serbe, sepse sipas tij do ta vononte një marrëveshje të mundshme gjithëpërfshirëse, në mes dy vendeve.

“Në vitin 2022, ke pasë vetëm dy mundësi, të thuash se nuk e njoh marrëveshjen e 2013-të dhe 15-tës, dhe futemi në rinegocim të saj, që do t’i konvenonte palës serbe, sepse ajo ka pranuar të futet në rinegocim marrëveshjen në mënyrë që t’i humbin edhe 10 vite me pikë elemente dhe të shmangemi nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, ose opsioni tjetër ta minimizojmë dëmin e marrëveshjeve që i kemi trashëguar, në mënyrë që të hapet rruga për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi.

Anulimi i marrëveshjes, sipas Bislimit ka mundur të bëhet në vitin 2015 dhe jo në vitin 2022.

“Marrëveshjen në 2015 e ka nënshkru personi i cili ka mundur ta anulojë pa fillu fare implementimin e saj, nga 2015 deri në 2022 janë 7 vite, apo 2 mijë e 300 ditë dhe ka ndryshu situata në teren”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri, e ka cilësuar të dëmshme marrëveshjen e arritur, dhe sipas tij kjo u është bërë e ditur edhe Brukselit.

“Në qoftë se ju mendoni që do të kishte qenë në interes të Kosovës, të merremi edhe me vite me rinegocim, të cilën nuk e kontestoj dhe e kemi thënë në Bruksel dhe e dinë edhe ata që është e dëmshme, dhe të largohet fokusi nga marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Tutje Bislimi ka thënë se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.RTVD/Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleProtestë me tenxhere dhe tiganë…
Next articleKomuna e Tetovës gjatë ditës së nesërme do të bëjë dezinsektimi kundër mushkonjave