Home Lajme nga Kosova Arrestohet personi që keqtrajtoi fëmijën në Prishtinë

Arrestohet personi që keqtrajtoi fëmijën në Prishtinë

6
0

Policia ka arrestuar personin që shihet në një video-incizim duke e keqtrajtuar një fëmijë në Tauk Bahçe të Prishtinës.

Siç njofton policia, në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit.

Policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Po ashtu ka proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se personi në foto është një 55-vjeçar, i cili po dyshohet se ka rrahur pamëshirshëm vajzën e tij 10-vjeçar.

Pas publikimit të video-incizimit pati reagime të ashpra nga shoqëria civile.

Po ashtu u kritikuan dhe disa media të cilat publikuan imazhet e vajzës pa ia mbuluar fytyrën./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleShqipëria nuk ndryshon pozicion – Tv Klan
Next articleBorell: Jam i zhgënjyer, sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut