Home Lajme nga Maqedonia Zoran Popov do të jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në SHBA

Zoran Popov do të jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në SHBA

11
0

Sekretari aktual i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov, duhet të jetë ambasador i ri i Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi për “TV24” presidenti Stevo Pendarovski.

“Sot ka arritur marrëveshja për Zoran Popov. Morëm pëlqimin e palës amerikane. Shpresoj se do të kemi një ambasador në Uashington deri në shtator”, tha Pendarovski.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka katër vjet e gjysmë që nuk ka ambasador në SHBA. Ambasadori i fundit i Maqedonisë në Uashington ishte Vasko Naumovski në periudhën 2014-2018./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleTërmeti në Afganistan, autoritetet shtetërore: 950 të vdekur nga lëkundjet sizmike
Next articleQeveria shfuqizon një vendim – i hapet rrugë përbërjes së re në Bordin e FSSH-së