Home Lajme nga Shqiperia Vjen i nxehti afrikan – Tv Klan

Vjen i nxehti afrikan – Tv Klan

6
0

13:19 22/06/2022

Temperaturat e ajrit pritet të shkojnë mbi 38 gradë Celsius. Kujdes të moshuarit dhe fëmijët

Temperatura ekstremisht të larta do të godasin vendin duke nisur nga mesi i javës deri në fundjavë. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve vala  e të nxehtit që ka goditur jugun e Italisë  prej të mërkurës spostohet edhe në rajonin e Mesdheut.

Temperaturat do të shënojnë vlera ekstreme në të gjithë territorin e vendit, ndaj duhet dhe një kujdes sidomos për të moshuarit dhe fëmijët që të mos lëvizin në oraret e pikut.

Ndryshimet klimatike janë shkaktarët e ëprjetimit të këtyre temperaturave përvëluese.

Jo vetëm kjo javë por edhe java e fundit e Qershorit do të jetë me temperatura të larta, të cilat për shkak të lagështisë në disa qytete përfshi dhe Tiranën do të ndihen më shumë se 40 gradë Celsius.

Klan News




Huazuar nga

Previous articleInflacioni në Britani, më i larti në 40 vjet
Next articleKushi: Financim shtesë për universitetet publike për ndërkombëtarizimin dhe programet prioritare