Home Lajme nga Shqiperia Universiteti “Barleti”, kurs trajnimi për infermierët

Universiteti “Barleti”, kurs trajnimi për infermierët

11
0

17:20 22/06/2022

Protokoll bashkëpunimi me OSA Itali dhe HC Training

Universiteti “Barleti”, i përfaqësuar nga rektorja Suzana Guxholli, në kuadrin e hapjes së Fakultetit të ri të Shkencave Mjekësore, ka nënshkruar protokollin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe praktik me përfaqësuesit e OSA Itali dhe HC Training për trajnimin e infermierëve në banesë.

“Me programe dhe kurrikula italiane do të trajnohen infermierët në Shqipëri dhe 3 muajt e kursit këtu do të shoqërohen me 1 muaj trajnim në Itali e rëndësishme është që ky program i formimit të vazhduar për të rritur aftësitë e trajnimit të infermierëve do të shoqërohet me punësimin e tyre në Itali”.

Kursi 4-mujor do të zhvillohet në fundjavë pranë ambienteve të Universitetit “Barleti”, nga stafi akademik e profesional italian për 3 muaj. Në muajin e katërt do të zhvillohet praktika pranë ambienteve të HC Training, në Romë si dhe pranë ambienteve të tjera ku OSA operon.

“Pjesa më e madhe e eksperiencës tonë është në shtëpitë e pacientëve, OSA është ndër shoqëritë më të mëdha në Itali që ka eksperiencë në shërbimet në banesë. Ne numërojmë rreth 4 mijë të punësuar”.

“Të kurohesh në shtëpi është një avantazh që të ndihmon të rikuperosh më shpejt. Ne kemi çuar në Itali eksperiencat më të mira të Kanadasë dhe të vendeve të tjera që e kishin nisur këtë shërbim, dhe duam të sjellim të njëjtën eksperiencë tek ju”.

Maturantët që kanë dëshirë të ndjekin studimet universitare në shkencat mjekësore, Universiteti “Barleti”, me infrastrukturën e saj bashkëkohore dhe stafin e shquar si nga ana akademike, shkencore dhe profesionale, do të jetë alternativa e duhur për ta.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleMPJ e Bullgarisë: Më 23 qershor nuk mbaron gjithçka për çështjen e Maqedonisë
Next articleKovaçevski: Gjuha maqedonase, identiteti dhe çështja historike nuk mund të jenë kritere negociuse me Bullgarinë