Home Lajme nga Shqiperia Shqipëria rrit me 30 për qind pagat e ushtarakëve

Shqipëria rrit me 30 për qind pagat e ushtarakëve

8
0

Duke filluar nga data 1 korrik 2022, paga e ushtarakëve në Shqipëri do të rritet me 30 për qind.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të mërkurë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Peleshi u shpreh se nga ky vendim përfitojnë të gjithë ushtarakët, teksa theksoi se për 38 kategori në Forcat e Armatosura, do të ketë edhe një pagë shtesë prej 2,000 lekësh.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kemi marrë një vendim i cili është një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite, besoj se nuk ka pasur një vendim si ky, që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak, pra të të gjithë Forcave të Armatosura. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës”, shpjegoi Ministri i Mbrojtjes.

“Të gjithë ushtarakët, nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të lartë, nga data 1 korrik, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave do të kenë një page 30 për qind më të lartë. Paga minimale në Forcat e Armatosura do të jetë mbi 51,000 lekë [442 euro], shtuar edhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive”, tha Peleshi. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleKosova dhe Mali i Zi pritet të formojnë komisionin për rishikim të vijës kufitare
Next articleShkup, fëmija 2-vjeçar bie nga kati i katërt i ndërtesës