Home Lajme nga Shqiperia Shifrat e Eurostat, Bozdo: Shqipëria e fundit në rajon për të ardhurat...

Shifrat e Eurostat, Bozdo: Shqipëria e fundit në rajon për të ardhurat për frymë

9
0

Shqipëria zë vendin e fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë si dhe për konsumin individual të qytetarëve.

Kështu deklaroi anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo duke iu referuar të dhënave të Eurostat.

“Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vend-numëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Evropës në të ardhurat për frymë për vitin 2021″, ka thënë Bozdo.

“Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 përqind e një qytetari evropian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pa stabilizuara politikisht si Bosnje Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria. Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE”, ka shtuar Bozdo.

Sipas Bozdos, Shqipëria kryeson vetëm në propagandën qeveritare dhe braktisjen nga shqiptarët.

“Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipërisë i duhet plot një Shekull. Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare”, ka sqaruar Bozdo. /A2 CNN/




Huazuar nga

Previous articlePamje nga stuhitë e mbrëmshme në Gjilan dhe Podujevë
Next articleTërmeti në Afganistan, autoritetet shtetërore: 950 të vdekur nga lëkundjet sizmike