Home Lajme nga Bota Senati në SHBA projektligj për armët

Senati në SHBA projektligj për armët

9
0

09:48 22/06/2022

Projektligji për kontrollin e armëve ka kaluar pengesën e parë në Senatin e SHBA. Senatorët votuan për të përshpejtuar miratimin e projektligjit, që pritet të kthehet në ligj javën e ardhshme. Edhe pse një hap i rëndësishëm dhe  domethënëse, propozimet janë shumë larg asaj që shumë demokratë dhe aktivistë kanë kërkuar pas një serie sulmesh masive me armë zjarri.

Masat përfshijnë kontrolle më të ashpra të rregullave për blerësit më të rinj se 21 vjeç.

Projektligji kërkon fonde për të inkurajuar shtetet të zbatojnë ligjet për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen si kërcënim. Akti parashikon gjithashtu 15 miliardë dollarë fonde federale për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.

Po ashtu në këtë projektligj kërkohet bllokimi i shitjes së armëve për ata që janë dënuar për abuzim me partnerët.

Është hera e parë në dekada që legjislacioni i propozuar për sigurinë e armëve ka marrë këtë nivel mbështetjeje nga senatorët e Partisë Republikane dhe Demokratike. Projektligji siguroi 64 vota pro dhe 34 kundër vetëm brenda dy orësh nga momenti që depozitua teksti përfundimtar i tij. Ky projekt duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët përpara se të shkojë në tryezën e Presidentit Joe Biden.

Klan News




Huazuar nga

Previous articlePresidentja Osmani me shpresë po “pa shumë pritshmëri” në Samitin e BE-së
Next articleShchneeberger publikon letrën dërguar Macronit, me rreth 16 mijë nënshkrime kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën