Home Lajme nga Maqedonia Scholz: BE shumë premtime nuk i ka realizuar për Ballkanin Perëndimor, prandaj...

Scholz: BE shumë premtime nuk i ka realizuar për Ballkanin Perëndimor, prandaj ky samit nuk do të jetë i thjeshtë

7
0

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, në Bundestag ka deklaruar se nuk është i befasuar që Samiti BE – Ballkani Perëndimor për pak se nuk u anulua për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes së liderëve të RMV-së, Shqipërisë dhe Serbisë.

Scholz para deputetëve tha se pas aq shumë premtimeve të parealizuara për këto vende, nuk është befasi përse ndodhin gjëra të këtilla.

“Për pak nuk do të mbahej samiti i nesërm BE – Ballkani Perëndimor. Dhe, të jem i sinqertë, kjo nuk duhet të befasojë askend. RMV-ja madje ndryshoi emrin që ta zgjidh kontestin me Greqinë dhe e gjithë kjo nuk ndihmon, atëherë është i kuptueshëm shqetësimi i liderëve politik dhe qytetarëve të këtyre vendeve”, deklaroi Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Scholz, parashikon që për shkak të këtyre rrethanave, Samiti i nesërm në Bruksel nuk do të jetë i thjeshtë.

“Gjermania duhet qartazi të pozicionohet që të dihet! Gjermania është në anën tuaj. BE-ja patjetër të jep “dritë jeshile” për RMV-në dhe Shqipërinë”, deklaroi Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Scholz ka bërë të ditur se gjatë vizitës së fundit në Sofje, Kryeministri bullgar i ka premtuar se do të jetë konstruktiv në bisedimet me Shkupin, kurse ka premtuar se do të kërkojë reforma në BE rreth parimit të unanimitetit.

Kjo, sipas tij, nuk duhet ta ngadalësojë progresin e vendeve të Ballkanit Prëndimor.




Huazuar nga

Previous articleHaxhiu për Vettingun: Problemi është me nivelet e larta të drejtësisë
Next articleSerena Williams rikthehet me fitore