Home Lajme nga Kosova Rritet numri i rasteve me COVID-19, 43 të infektuar në 24 orë

Rritet numri i rasteve me COVID-19, 43 të infektuar në 24 orë

8
0

Është rritur numri i rasteve pozitive të infektuara me virusin COVID-19, në Kosovë. 43 raste janë konfirmuar me këtë virus gjatë 24 orëve të fundit nga 275 testime të bëra, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.

Në total numri i rasteve aktive është 154.

Në 24 orët janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.078 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleOsmani në Bruksel: Liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit për liberalizimin e vizave
Next articleRegjistrohen 110 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni