Home Lajme nga Kosova Rrebesh shiu dhe shkarkime rrufesh në Mitrovicë

Rrebesh shiu dhe shkarkime rrufesh në Mitrovicë

5
0

Përderisa të martën në mbrëmje vendi u përfshi nga erërat e forta, shkarkime rrufesh, rrebesh shiu dhe breshër (kokrriza), edhe sot vendi është duke u përcjell me ndryshime të motit.

Qyteti i Mitrovicës aktualisht është duke u shoqëruar me rrebesh të shiut dhe shkarkime rrufesh.

Telegrafi përmes një video ju sjell pamje nga qyteti i Mitrovicës, ku shihet rrebeshe të shiut.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje.

IHK njofton se vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj IHK rekomandon për kujdes nga rrezet direkte të diellit.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /Telegrafi/ 




Huazuar nga

Previous articleHaradinaj e pyeti për ndryshim qëndrimesh, Kurti: Duart i kemi me baltë por ndërgjegjen e pastër – vendin e kemi gjetur në baltë
Next articleKapet me 24 kg heroinë shqiptari në Itali