Home Lajme nga Kosova Qytetet ku pati shkarkime rrufesh e erë, nga Instituti flasin për motin...

Qytetet ku pati shkarkime rrufesh e erë, nga Instituti flasin për motin që pritet të mbajë sot

10
0

Prishtina, Kamenica, Prizreni e Podujeva – janë qytetet ku të martën mbrëma pati shkarkime rrufesh e erë.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në një prononcim për Telegrafin tha se era ka qenë mesatare, rreth 1 km/h.

“Dje moti ka qenë i ndryshueshëm. Pasdite ka pasur shkarkime rrufesh dhe erë masatare, diku 1 km/h, apo shprehur në metër sekondë 5.4 metër në Prishtinë, 5.8 në rrethinën e Kamenicës, në Prizren 5.2 metër për sekondë, në Pejë 4.9, ndërsa në Podujevë 5.2 metër për sekondë”, deklaroi Aliu.

Në intervale kohore tha se kjo shpejtësi e erës ka qenë nga ora 18:45 deri në 20:45.

Po, ashtu tha se ka pasur edhe vranësira, shkarkime elektrike si dhe reshje shiu, të cilat nuk kanë qenë të intensitetit të lartë, por vetëm riga shiu.

Ndërsa sot, Aliu theksoi se moti është i qetë dhe pritet të ketë reshje shiu.

“Për momentin moti është i qetë. Sot dhe nesër pritet të ketë reshje shiu, ndërsa shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 apo 9 metra në sekondë dhe pritet të jetë erë lokale”, shtoi ai.

Ndërkaq, sipas Aliut, në Istog erërat pritet të jenë më të fuqishme krahasuar me qytetet tjera.

“Shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 9 apo 11 metër për sekondë”, përfundoi ai. /Telegrafi/






Huazuar nga

Previous articleLejonin kontrabandën në Qafë Thanë, arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë
Next articleGjobiten 149 shoferë në Shkup