Home Lajme nga Kosova Osmani në Bruksel: Liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin...

Osmani në Bruksel: Liderët e vendeve anëtare të BE-së ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit për liberalizimin e vizave

11
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola më të cilën biseduan për liberalizimin e vizave për Kosovën. 

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Parlamenti Evropian (PE) ka shprehur në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane. Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleFondi i Sigurisë dhe pengesat në blerjen e armatimit, deklarohet kryeministri Kurti
Next articleRritet numri i rasteve me COVID-19, 43 të infektuar në 24 orë