Home Lajme nga Kosova Moment qesharak – deputeti Shala kritikonte Kurtin për mosprani në Kuvend, teksa...

Moment qesharak – deputeti Shala kritikonte Kurtin për mosprani në Kuvend, teksa kryeministri ishte prapa tij

7
0

Një moment qesharak ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, kur në foltore ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

Ai në kohën kur doli në foltore kryeministri Albin Kurti nuk ishte në Kuvend, por që kishte arritur në ndërkohë, e të cilin nuk e kishte parë Shala.

Derisa Shala thoshte kritikonte Kurtin se nuk ishte në Kuvend, ai  ndodhej shumë afër tij. Deputetët më pas ia bën të ditur Shalës se kryeministri ndodhet në Kuvend.

“Do të ishte mirë që të ishte këtu kryeministri Kurti… Më vjen mirë që ke ardhur…”, shprehet Shala. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleSulmet nga qentë endacakë – GLPS dhe dy qytetare padisin institucionet
Next articleVitin e kaluar në Maqedoni 677 persona kanë vdekur nga vdekja e dhunshme