Home Lajme nga Kosova Marrëveshja për energjinë, Kurti: Po bëjmë më të mirën me atë çfarë...

Marrëveshja për energjinë, Kurti: Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar

9
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka lavdëruar marrëveshjen për energjinë të nënshkruar me Serbinë një ditë më parë në Bruksel.

Para ministrave të kabinetit qeveritar, Kurti ka thënë se Qeveria e tij po mundohet të bëjë më të mirën në raport me atë që ka trashëguar nga Qeveritë e kaluara.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, kreu i ekzekutivit tha se siguron trajtim të barabartë të qytetarëve sa i përket konsumit të rrymës dhe pagesës së saj.

“Udhërrëfyesi i dakorduar do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar. Ne do të vazhdojmë punën për një të ardhme më të qëndrueshme e më të ndritshme”, ka thënë Kurti.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleRadev: Propozimi francez është më i miri për momentin
Next articleSamiti i BE-së, në konkluzat që pritet të dalin nga takimi nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën