Home Lajme nga Maqedonia Dimovski: Ndihemi të manipuluar dhe të mashtruar

Dimovski: Ndihemi të manipuluar dhe të mashtruar

9
0

Ndihemi të mashtruar dhe të manipuluar, tha sot në grevën para Kuvendit, kryetari Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u bëri thirrje deputetëve dhe ministrave që të kontribuojnë në miratimin e amendamentit të nevojshëm që do të mundësojë rritje lineare të pagave të punëtorëve për 2.806 denarë.

“U bëj thirrje të zgjedhurve nga të gjitha partitë politike që të vijnë sot, të japin mbështetjen e tyre. Jo për LSM-në, por për të punësuarin, duke e pranuar ndryshimin prej 2.806 denarë, menjëherë dhe tani.

Nëse kjo nuk ndodh, greva që po zhvillohet në këto momente është shpatë Damokliu për të gjithë zyrtarët dhe politikanët, të cilët nuk do ta përkrahin propozimin tonë, e drejta jonë do të jetë që të kërkojmë dorëheqje”, tha Dimovski.

Ai theksoi se do të publikohen edhe emrat e drejtorëve që penguan grevën./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleAvioni merr flakë, lëndohen 3 persona
Next articleRritje e rasteve me COVID-19, IKSHPK apelon të vendosen maskat në ambientet e mbyllura