Home Lajme nga Kosova Deputetët e CDU/CSU me mocion në Bundestag, kërkojnë nga pesë shtetet anëtare...

Deputetët e CDU/CSU me mocion në Bundestag, kërkojnë nga pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin Kosovën

13
0

Veç të tjerash, deputetët kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsionit, vazhdimin e “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda BE-së që sigurojnë kapacitetin e tij absorbues në të ardhme.

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah cënueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës”,  argumentojnë deputetë në kërkesën e tyre si edhe faktin që konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt.

“Konflikte të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe interesat e paqes të BE-së”.

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqendrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët.

Në kërkesën e tyre deputetët vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve ndëretnike dhe ndërfetare.

“Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, të  arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim ligji, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, struktura solide demokratike dhe prosperitet ekonomik”, thuhet  Në këtë mënyrë, synimi duhet të mbetet që në të ardhmen të kemi Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, shkruajnë deputetët.

Mocioni me titull, “Ripërtëritja e perspektivës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar”, pas një debati 40-minutësh, pritet të kalojë për konsultim te komisionet përgjegjëse të punëve të jashtme. /dw/




Huazuar nga

Previous articleEurodeputeti bullgar Kyçyk: Kërkojmë largimin e vetos ndaj Maqedonisë me procedurë të shpejtuar
Next articleZbehen shpresat e Tiranës e Shkupit për nisjen e bisedimeve me BE-në