Home Sport Boshnjaku kërkon titullin kampion – Tv Klan

Boshnjaku kërkon titullin kampion – Tv Klan

12
0

18:00 22/06/2022

Mesfushori i Vllaznisë me ambicje edhe në Europë

Pas 7 vitesh te Prishtina, Lorik Boshnjaku vendosi të vijojë karrierën te Vllaznia. I bindur edhe nga prania e Mirel Josës, i cili e ka drejtuar edhe në Kosovë, uron që të kthejnë trofeun e kampionit në Shkodër.

“Është klub me traditë dhe shpresojmë ta kthjmë titullin pas shumë vitesh.”

Boshnjaku tregon edhe synimet për kupat e Europës në një intervistë për faqen zyrtare të Vllaznisë që do të luajë në Conference League me rumunët e Craiova.

“Një ndeshje e vështirë në letër, por kemi cilësi në grup dhe shpresojmë ta kalojmë.”

Vllaznia si fituese e Kupës së Shqipërisë do ta nisë nga turi i dytë më 21 Korrik në Shkodër dhe pas 1 jave do të luajë ndeshjen e kthimit në Rumani.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleOBRM-Popullore: Propozimi francez ka shumë elemente që janë në interes të Maqedonisë së Veriut
Next articleMilevski: Nëse pranohet propozimi francez, PLD do të largohet nga qeveria