Home Lajme nga Bota 17-vjeçari i shpëton aksidentin me makinë, por gjen vdekjen nga korrenti

17-vjeçari i shpëton aksidentin me makinë, por gjen vdekjen nga korrenti

9
0

21:00 22/06/2022

Një 17-vjeçar nga Alabama në SHBA humbi tragjikisht jetën pasi e zuri korrenti, kur makina e tij u përplas me një shtyllë elektrike.

Makina e Dylan Pegues doli nga rruga dhe ra në një kanal më 16 Qershor. Ai pësoi shok elektrik, me gjasë teksa po përpiqej të dilte nga makina.

Sipas asaj që shkruan The Independent, ai u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën dhe humbi jetën pak kohë më pas.

Në faqen GoFundme është hapur një llogari për të mbledhur fonde për familjen e të riut dhe deri më tani janë mbledhur rreth 50 mijë dollarë. Familja e përshkruajti 17-vjeçarin si një djalë të dashur, gjithnjë të qeshur./tvklan.al




Huazuar nga

Previous article​Konjufca: Tërheqja e mjeteve dëmton skemën pensionale
Next articleArsovska: Decentralizimit fiskal do t’u mundësonte komunave pavarësinë dhe investimet e nevojshme