Home Lajme nga Shqiperia Zjarri në Tiranë i qëllimshëm, digjet makina e vëllait të pronarit të...

Zjarri në Tiranë i qëllimshëm, digjet makina e vëllait të pronarit të pallatit, të arrestuar disa herë

7
0

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i rënë në garazhin e një pallati, mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, ku u lënduan 8 banorë dhe u shkrumbuan 4 mjete.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara, tip “Range Rover”, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit Sino Llanaj. Ky i fundit edhe pronar i pallatit.

Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje mund të jenë konfliktet e familjes Llanaj. Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë.

Sino Llanaj, biznesmen dhe ndërtues i njohur, mbeti i plagosur paraditen e janarit 2021 te zona e ish-Parkut në Tiranë, si pasojë e një konflikti me Albert Allmuçën që degjeneroi në nxjerrjen e armëve të zjarrit.

Sherri nisi pasi dy investitorët nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Sherri mes tyre ka shkuar dhe në dyert e Gjykatës së Tiranës.

Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”. Më 9 janar 2021, Llanaj dhe disa banorë të pallatit që kishin dhënë parapagim tentuar të futen në objektin në ndëtim e sipër, por u përballën me truprojat e Albert Allmuçës, të cilët rrahën biznesmenin Sino Llanaj. /Shekulli/




Huazuar nga

Previous articleShkup: Shoferi përplas me veturë biçiklistin në shtegun për biçikleta
Next articleMilloshoski kërkon që Kovaçevski ta dorëzojë para deputetëve propozimin francez për kontestin me Bullgarinë