Home Lajme nga Bota Zelensky: Afrika është peng i luftës së Rusisë në Ukrainë

Zelensky: Afrika është peng i luftës së Rusisë në Ukrainë

11
0

09:14 21/06/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur Afrikën një peng të luftës së Rusisë gjatë një fjalimi në Bashkimin Afrikan (AU).

Zelensky tha se pushtimi i Rusisë dhe bllokimi i eksporteve të drithërave të Ukrainës, kanë shkaktuar mungesë drithi dhe kanë vënë miliona njerëz në rrezik urie. Kryetari i komisionit të AU tha se kishte një nevojë urgjente për dialog për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë ndërkohë bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh se qeveria e tij ishte e angazhuar në nogociata për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës./tvklan.al




Huazuar nga

Previous articleGazetari rus shet medaljen e Çmimit Nobel për 103 milionë Dollarë
Next articleKamioni i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë aksidentohet në Bullgari