Një stuhi dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa pjesë të Kosovës mbrëmjen e kësaj të marte.
“Meteo Ballkan” ka publikuar pamje nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet se vendi është përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme.
Aktualisht erë dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit./Telegrafi/