Home Lajme nga Maqedonia Radev: Zhbllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut i takon Qeverisë

Radev: Zhbllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut i takon Qeverisë

8
0

Presidenti bullgar, Rumen Radev ka kërkuar që qeveria e Bullgarisë të deklarohet lidhur me propozimin e presidencës franceze me BE-në për zhbllokim të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

”Qasja aktuale nuk mund të funksionojë. Qeveria bullgare duhet të japë mendim në bazë të profesionalitetit të Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme dhe në çfarëdo mënyre të përditësojë pozitën kombëtare e më pas ta dërgojë në parlament për miratim…..Me të vërtetë që ka përparime. Ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut tanimë është pranuar të ndodhë. Në Sofje asnjëherë nuk kemi folur për pakicë, por barazi të bullgarëve maqedonas”, tha Rumen Radev.

Presidenti Radev këmbëngul që së pari të ndryshohet kushtetuta e Maqedonisë së Veriu dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në.

Ndërkaq, kryeministri bullgar Kiril Petkov deklaroi se në Samitin e BE-së në Bruksel gjatë javës nuk do të shkojë me qëndrim të qeverisë lidhur me propozimin francez, por me vendim të parlamentit.




Huazuar nga

Previous articleBëhet pranim-dorëzimi i 37 kamionëve për komunat e Kosovës
Next articleKurti takon përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë: Po punojmë për krijimin e një politike për demokraci dhe gjithpërfshirje