Home Lajme nga Kosova Pamje nga stuhia e verës që kaloi sot mbi Prishtinë

Pamje nga stuhia e verës që kaloi sot mbi Prishtinë

17
0

Mot i ligë ka mbizotëruar pasditen e kësaj të marte në disa rajone të Kosovës.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), njoftoi se për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta, janë shkaktuar disa prishje në rrjetin energjetik.

Zonat më të prekura janë: Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajt dhe Mitrovicës.

Ndërkohë, meteorologu Mendim Rugova ka publikuar disa pamje të rrufeve nga stuhia e verës që kaloi mbi kryeqytet, të cilat janë shpërndarë nga “Prishtina Weather”.

“Stuhia mbi Prishtinë. Timelapse prej 40 minutash. Vërehen edhe rrufetë në disa pamje. Shpejtësia maksimale e erës e regjistruar në stacionin personal 18.8m/s, apo 68km/h”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/




Huazuar nga

Previous articleFlet Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë
Next articleKatari nuk “thyen” tabutë – Tv Klan