Home Sport Nis fushata e abonimeve në Serie A

Nis fushata e abonimeve në Serie A

12
0

18:15 21/06/2022

Bileta më e shtrenjtë në stadiumin e Juventus

Juventus është klubi me çmimet më të larta për abonimet për sezonin e ardhshëm. Bileta vjetore më e lirë e sezonit kushton 650 Euro, një shifër dyfish apo trefish më e lartë krahasuar me emrat e tjerë të mëdhenj të ligës. Kartoni më i shtrenjtë arrin 2700 Euro në tribunën më të mirë, atë perëndimore.

Shpenzimet për të ndjekur ndeshjet e Inter në shtëpi variojnë nga 269 Euro deri në një maksimum prej 2500 Euro.

Për Milanin paguhet minimalisht 199 Euro, ndërsa zona më e shtrenjtë ka çmimin sezonal 3000 Euro. Çmimet e abonimeve të Romës janë afërsisht sa dy skuadrat milaneze.

Këtë sezon pritet që stadiumet në Itali të jenë të mbushur më së shumti me tifozë të abonuar se sa sporadikë. Dëshira për futboll është mjaft e madhe. Monza, skuadra e Silvio Berlusconit, ofron abonime me çmime super të përballueshme.

Ato variojnë nga një minimum prej 250 Euro deri në një maksimum prej 1,400 për tribunën perëndimore. Në Leçe, nga ana tjetër, vihet re një kosto më e lartë në krahasim me ekipet elitarë.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articlePresidenca franceze : Po punojmë që të zhbllokojmë ngërçin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në ditët që vijnë
Next articleBabai i katër djemve të zhdukur refuzon ADN-në: “I pres të gjallë”