Home Sport Mashtruan me 1.6 milionë Euro, pushohet çështja për hakerët 60-vjeçarë

Mashtruan me 1.6 milionë Euro, pushohet çështja për hakerët 60-vjeçarë

9
0

15:39 21/06/2022

Dy vëllezër spanjollë të dyshuar si hakerë dhe të akuzuar për mashtrim prej 1.6 milionë Eurosh u liruan nga drejtësia e Firences për moskompetencë të organit gjykues.

Bëhet fjalë për dy persona me moshë mbi 60 vjeç që në 2018 duke përdorur teknikën ‘ndërmjetësit’, kishin hyrë në korrespondencën mes platformës Pay per View që transmeton ndeshjet e Serie A DAZN, dhe klubit të futbollit Fiorentina. Ata kishin vendosur ibanin e llogarisë së tyre rrjedhëse në vend të llogarisë së Fiorentinës duke përfituar diçka më shumë se 1.6 milionë Euro.

Paratë shkuan në një bankë në Barcelonë. Llogaria e lidhur me një kompani financiare në pronësi të dy vëllezërve në mënyrë ende të paqartë u boshatis.

Kur Fiorentina e kuptoi se nuk i kishte marrë pagesën, bëri një ankesë. Së bashku me kompaninë e transmetimit të ndeshjeve ngritën një padi, duke nisur hetimet për mashtrim kompjuterik ndaj dy spanjollëve, njëri prej të cilëve është ndarë nga jeta para pak muajsh.

Këtë të hënë Gjykata e Firences shpalli moskompetencë për çështjen. Nga ana tjetër Fiorentina ende nuk i ka marrë paratë. Arsyetimi i vendimit do të bëhet publik pas 45 ditësh.

Tv Klan




Huazuar nga

Previous articleZbulohet tjetër depo armësh në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari
Next articleKërkesat bullgare ndaj Maqedonisë shkaktojnë debat, Jordanov: Petkov po punon kundër interesit shtetëror