Home Lajme nga Maqedonia Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoni: BE të mos kushtëzojë negociatat me ndryshimet...

Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoni: BE të mos kushtëzojë negociatat me ndryshimet kushtetuese

9
0

Me rastin e publikimit të propozimit francez për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoni konsideron se anëtarësimi i vendit në BE nuk ka alternativë tjetër dhe ka jo vetëm rëndësi strategjike për vendin tonë por është edhe çështje e sigurisë për tërë regjionin.

Në këtë drejtim Këshilli u shpreh mirënjohje përpjekjeve që presidenti Macron dhe kancelari Scholz si dhe liderëve të tjerë dhe diplomatëve të BE dhe SHBA të cilët e mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE.

“Pasi nuk disponojmë me tekstin integral të propozimit francez i cili e ka shqetësuar opinionin publik dhe prodhuar reagime të shumta negative të cilat e forcojnë euroskepticizmin dhe nacionalizmin në vend, Këshilli i Ambasadorëve konsideron se së pari duhet ta kemi tekstin në tërësi, i njëjti me kujdes të analizohet dhe pastaj të merren qëndrime të cilat bazën do ta kenë në interesat afatgjata shtetërore dhe të qytetarëve të saj. Këshilli i Ambasadorëve shpreson se korniza negocuese do të jetë një dokument multilateral i cili do të shërbejë si udhërrëfyes i cili do t’ju shërbejë shteteve kandidate për integrim në BE”.

“Këshilli shpreson se vendet anëtare të BE do të aprovojnë një kornizë të atillë e cila do ta pasqyrojë karakterin multilateral të dokumentit përderisa Bullgaria do të jetë në nivel të një shteti mik e cila dëshiron dhe synon shteti fqinj Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me drejta të plota në BE. Këshilli konsideron se Komisioni evropian duhet ta drejtoj mekanizmin për implementimin e Kornizës negocuese dhe jo Sofja. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet mundësia e bllokadave të shpeshta gjatë procesit të integrimit nga të cilat më së shumti dëm patën qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Këshilli i Ambasadorëve shpreson dhe pret BE të ketë ndjejnë të konsiderueshme të vlerësimit të realitetit politik në Maqedoninë e Veriut që të mos e kushtëzojë fillimin e bisedimeve me ndryshimet kushtetuese por që një procedurë e këtillë ta planifikojë atëherë kur këtë do ta mundësojnë kushtet politike dhe shoqërore.

Këshilli i Ambasadorëve edhe njëherë thekson se mënyra e tashme e sjelljes së vendimeve me konsensus të përgjithshëm e bllokon Bashkimin Evropian dhe se sugestia e Kancelarit Olaf Sholz se “BE duhet t’i modernizojë strukturat vendimmarrëse dhe proceset” e konsideron si një udhërrëfyes të vërtetë drejt reformimit të BE-së.

Këshilli fton Qeverinë ta ruaj dinjitetin e qytetarëve tanë dhe ti respektoj linjat e kuqe në rruajtjen e identitetit dhe integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/




Huazuar nga

Previous article5-vjeçari vdes pasi e ëma e la gabimisht 3 orë brenda makinës në mes të vapës në Teksas
Next articleKokaina shitet në rrugët e Tiranës, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër