Home Lajme nga Maqedonia Kamioni i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë aksidentohet në Bullgari

Kamioni i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë aksidentohet në Bullgari

6
0

Një kamion i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, është aksidentuar mbrëmë në autostradën “Trakia” në drejtim të Sofjes.

Raportimi për aksidentin është marrë rreth orës 20:30 në drejtorinë rajonale të MPB-së në Pazarxhik, njoftoi BNT.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të policisë rrugore, zjarrfikës dhe ambulanca.

Shoferi nga Maqedonia është dërguar në spitalin e Pazarxhikut. Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të mjetit.

Kamioni po transportonte plehra, i cili ishte i shpërndarë në rrugë dhe u morën masa për pastrimin e tij.

Qarkullimi nuk është ndërprerë, ai rregullohet nga policia rrugore. Inspektimi është në vazhdim.

*Foto: Arkiv




Huazuar nga

Previous articleZelensky: Afrika është peng i luftës së Rusisë në Ukrainë
Next articleIniciativa “Ballkani i Hapur”, raportet me Edi Ramën dhe projektet madhore Kosovë-Shqipëri – deklaratat e Kurtit pas mbledhjes së përbashkët